loading

Bie gongu/ Fermerët kujdesen për kafshët, Limi dhe Big Basta flasin për planin sekret: Ta zbatojmë pas 15 ditësh!

Në Ferma VIP ka rënë gongu dhe grupi i parë duhet të vrapojnë për tu përkujdesur për kafshët. Ndërkohë, teksa flasin për punët e fermës, Limi dhe Big Basta flasin dhe  për zbatimin e një plani të cilin e kanë planifikuar të dy bashkë. Limi i thotë Big Bastës që duhet ta zbatojnë pas 10 ose 15 ditësh, ndërsa distancimin nga njëri-tjetri duhet ta bëjnë që tani. Pjesë nga biseda: Big Basta: Më thuaj më vonë për atë që folëm dje Limi: Po Big Basta: Po më vonë të kalojë pak kohë, se po acarohen shpejt këto të tjerët. Ti lejmë një herë si e kanë me njëri tjetrin. Limi: Unë them këtë vëmendje t’ia japim më vonë. Psh pas 10- 15 ditësh, të ngrohet pak situata Big Basta: Distancohemi avash avash, a kupto bro. Ndërkohë, pas kësaj bisede, dy fermerët kanë vijuar me punët përkatëse të fermës.

Ju Rekomandojmë