loading

Bie gongu, Big Basta dhe Big Mama në aksion për të zhvilluar sfidën

Një sfidë e re ka mbërritur sot në Ferma VIP dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për kafshë apo kopshtari, por për një mision që kërkon shpejtësi, bashkëpunim dhe përqendrim: rregullimi i internetit të fermës.

Sapo ra gongu, fermerët të ndarë në çifte, u vunë në garë për të ndërhyrë sa më shpejt tek “modemi i fermës”, për të ndalur alarmimin dhe për të rikthyer “lidhjen” që u ndërpre si pjesë e provës.

Çifti i parë në aksion ishin Big Basta dhe Big Mama. Pa humbur kohë, dyshja u hodh menjëherë në sfidë dhe arriti të fikë alarmin me sukses. Ata punuan me koordinim dhe vendosmëri, duke treguar një anë shumë efikase të bashkëpunimit mes tyre.

Teksa prisnin që alarmi të aktivizohej sërish, Big Basta dhe Big Mama kanë nisur të bisedojë dhe të sqarojnë edhe konfliktet e vjetra.
Më pas, çifti i rradhës që duhet të rregullonin shërbimin e internetit ishin Andueli dhe Ylli.
Dyshja u përgatitën me seriozitet dhe vrapuan për të qenë gati për sfidën e radhës sapo ra gongu. Edhe fermerët e tjerë u kujdesën që të rregullonin shërbimin e internetit sipas rradhës, ndërsa kur ishte rradha e Frederikut dhe Erandit nuk munguan as batutat mes fermerëve.

Kjo sfidë po i vë fermerët përballë një prove të re, ku testohen jo vetëm aftësitë praktike, por edhe dinamika e marrëdhënieve mes tyre. Interneti është kthyer në një simbol të bashkëpunimit, dhe vetëm ata që dinë të punojnë si një ekip, mund të dalin fitimtarë.

Ju Rekomandojmë