Bëri rrëfimin emocionues, Alba shpërthen në lot pasi nuk i kanë ardhur prindërit
Një tjetër histori në Ferma VIP përploti publikun dhe fermerët. Rrëfimi i Alba Pollozhanit, ishte një histori dramatike, ku dhimbja e saj përloti të gjithë fermerët e tjerë. Ajo tregoi se ka qenë e martuar dhe se gjatë viteve të martesës është keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti, por dhe pas largimit nga ai, gjërat nuk është se kanë shkuar më mirë.
Alba rrëfeu se familjarët e saj nuk e mbështetën me zgjedhjen e saj pas divorcit, ku ajo vendosi të bëhej pjesë e televizionit.
Megjithatë edhe pas këtij rrëfimi, Alba dha një tjetër mesazh të fortë.
“Unë e dëgjova veten time, por po mendoja se nuk meriton kaq shumë kohë televizive, pasi mendoj se ka fëmijë që meritojnë më shumë vëmendje. Ka fëmijë që vuajnë, nuk kanë prindër, janë sëmurë”, tha Alba në mesazhin e saj.
Luana: Alba hiq dorë nga mburoja, jep mesazhin tënd.
Alba: Nëse të gjithë i keni kundër për të dalë nga ajo vorbull ku jeni, pa marrë parasysh mendimin e njerëzve, ju duhet të dilni se jashtë ka një botë shumë të bukur. Do gjeni edhe njerëz që pa qenë nevoja që ju të flisni do ju ndihmojnë. Zoti sjell gjithçka.
Më pas, teksa po dilte nga Plevica, Alba ka shpërthyer në lot pasi ka parë që prindërit e saj nuk kishin ardhur për ti bërë surprizë.