loading

“Bën filma se nuk di më se çfarë të bëj”/ Big Mama bisedon me fermeret për Albën

Mëngjesi në verandë nuk ka qenë aspak i qetë për tre prej fermereve të Fermës. Nur, Elinara dhe Big Mama kanë zgjedhur të shijojnë kafen e tyre me një “shije” të fortë thashethemesh  dhe në qendër të diskutimit ka qenë askush tjetër përveç Albës. Nur është shprehur se Alba kishte parë Limin dhe Ester bashkë dhe se nuk ka dëshir tw qwndroj mw.  Big Mama, pa u kursyer, ka komentuar: “Ato janë filmat e saj… ajo nuk di se çfarë të bëjë më këtu.” Elinara, nga ana e saj, ka ngritur një tjetër akuzë, duke thënë se dyshon se Alba mund të ketë vjedhur paketat, madje pretendon se e ka parë vetë. Treshja nuk e ka fshehur kurrë pakënaqësinë ndaj Albës dhe përplasjet mes tyre kanë qenë të shpeshta. Tani, duket se tensioni po rritet dhe situata në Fermë po bëhet gjithnjë e më e ndezur. “Asaj ja ka humbur topin Limi” vazhdoi me tej bisedën Big Mama. Sipas tre fermereve ajo nuk di se çfarë të bëj më dhe përzihet në cdo punë.