Bëhu pjesë e shoqërisë tonë, se je beqare tani/ Alba për Limin: Me një njeri që ndahem nuk…
Bisedë e sinqertë mes Albës dhe Yllit , fermeri jep këshilla miqësore për marrëdhënien me Limin. Teksa ndodheshin në pjesën e kuzhinës, të caktuar për punë nga kryefermerja Big Mama, Alba dhe Ylli kanë zhvilluar një bisedë të qetë, por me përmbajtje emocionale, rreth situatës që po kalon Alba me Limin. Ylli, i njohur për qetësinë dhe qëndrimin e tij të arsyeshëm, i ka dhënë këshilla miqësore dhe të sinqerta Albës, duke e nxitur të reflektojë dhe të mos lejojë që ndjenjat ta lëndojnë më shumë seç duhet. Ai e ka pyetur drejtpërdrejt nëse marrëdhënia me Limin ka përfunduar dhe i ka kërkuar të mos lejojë që të përdoret apo të ulet nga një situatë që nuk është e qartë. Biseda mes tyre është zhvilluar hapur:
Ylli: “Mos i le njerëzit të mendojnë se ti po bën mbrapa Limin, kur ai në Prime tha para publikut se nuk ka asgjë me ty, edhe pse puthet me ty.”
Alba: “Me atë gjest që bëri, por akoma nuk e ndiej ftohtësinë… nga mënyra se si më sheh.”
Ylli: “Duhet t’ia lësh kohës çdo gjë. Nuk je 15 vjeç që të mos i kuptosh gjërat.”
Alba: “E ndiej që nuk është ftohur plotësisht, mënyra si më flet… është as po, as jo. Mua më vrau reagimi.”
Ylli: “E kishe dijeni për reagimin, ta bëri të qartë. Mate veten mirë.”
Alba: “Nuk kam as interes t’i shkoj nga mbrapa.”
Nga kjo bisedë del qartë se Ylli po e sheh marrëdhënien e tij me Albën si një formë shoqërie të sinqertë, duke u përpjekur ta këshillojë dhe ta ndihmojë që të ruajë qartësinë dhe qetësinë emocionale. Me fjalë të drejtpërdrejta, ai e ka inkurajuar që të jetë gjakftohtë dhe e vendosur përballë çdo situate emocionale brenda fermës.