loading

“Aventurë e çmendur…”, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 9-të live të Ferma Vip 2

Moderatorja bukuroshe Luana Vjollca ka hapur natën e nëntë live të Ferma Vip 2. Duke shkëlqyer si gjithmonë, Luana ka përshëndetur dy opinionistët më pikantë në horizont Kastro Zizon dhe Zhakun. Më pas, moderatorja ka komentuar edhe qëndrimin e fermerëve në Fermë teksa e ka cilësuar si një aventurë të çmendur. “Sa shpejt po ikën koha. Plot 28 ditë izolim ku fermerët tanë vazhdojë të tregojnë aftësinë e tyre për ta kthyer këtë eksperiencë televizive në aventurën më të çmendur të jetës. Në fund të ditës gjithçka është një lojë. Nuk ka sport më të guximshëm sesa të jesh në monitorim 24/7”, tha Luana.

Ju Rekomandojmë