Atmosferë në fermë, fermerët kërcejnë valle në verandë
Atmosfera në Fermë nuk njeh pushim! Pas një dite plot angazhim dhe punë, fermerët kanë vendosur t’i japin fund ditës me një moment relaksi dhe argëtimi. Të gjithë janë mbledhur në verandë, aty ku Agai ka vendosur muzikë popullore që ka ndezur menjëherë energjinë e grupit. Fermerët kanë filluar të kërcejnë bashkë valle tradicionale, duke mbushur verandën me të qeshura, duartrokitje dhe pozitivitet. Një moment epik i mbrëmjes ka qenë kur Roni është ngjitur mbi një kolltuk, duke kërcyer plot pasion dhe duke kapur ritmin e valleve si një profesionist i vërtetë. Kjo mbrëmje e ka kthyer verandën në një festë spontane dhe ka treguar edhe një herë se, përtej sfidave të përditshme, Ferma është edhe vendi ku krijohen kujtime të bukura dhe lidhje mes fermerëve.