Atmosferë, fermerët këndojnë ndërsa Frederiku i shoqëron në kitarë
Në mes të një dite të zakonshme në fermë, atmosfera ndryshoi kur fituesit e sfidës së enëve prej balte filluan të shijojnë privilegjin e tyre. Ndërsa fermerët e skuadrës humbëse vazhduan me punët e zakonshme, skuadra fituese, e përbërë nga Frederiku, Ester dhe Andueli, ndalën për të kaluar një moment relaksi.
Frederiku, i cili ka pasur një lidhje të fortë me muzikën, gjeti mundësinë për të mësuar Esterin, një tjetër pasionant të muzikës, të luajë në kitarë. Ester, e cila ka shprehur herë pas here dashurinë e saj për muzikën, ishte e lumtur që mund të merrte mësime nga Frederiku.
Ester dhe Andueli bashkuan zërat e tyre dhe së bashku me Frederikun, krijuan një atmosferë të ngrohtë në fermë.