loading

Atmosferë e zjarrtë në Ferma Vip, fermerët surprizojnë Esterin për ditëlindje

Një surprizë e këndshme ka ndodhur mbrëmjen e sonte në Fermë, ku njëra nga fermerët ka ditëlindjen. Konkretisht, Esteri feston sot ditëlindjen ndërsa fermerët i kanë kënduar “Shumë urime për ty” dhe e kanë përqafuar fermeren. Pas surprizës ‘fillestare’, Ylli me një tortë në dorë lumturoi Esterin dhe të gjithë fermerët që i kënduan edhe njëherë këngën e ditëlindjes. Pas kësaj surpizë, fermerët kanë kënduar e kërcyer duke na dhënë një super atmosferë. Esteri si duket u lumturua shumë teksa e shijoi jashtë mase surprizën e organizuar për të. Roni, Limi, Andrea dhe Ylli mbajtën në qafë Albën, Nurin dhe Esterin dhe Keisin dhe kërcyen me to, por ndryshe nga të tjerët Andueli dhuroi një situatë qesharake teksa mbajti mbi qafë Ganiun. Edhe Erandi mori pjesë në kërcimin e zjarrtë, ndërsa hipi mbi tavolinë.