Atmosferë e veçantë në Fermë! Andueli këndon me kitarë, e shoqërojnë fermerët
Fermerët kanë dhuruar një super atmosferë në Ferma Vip ditën e sotme.
Frederiku me kitarën e tij, si gjithmonë edhe sot ka bërë mrekulli. Ai ka kënduar duke i rënë kitarës ndërsa pranë teje ishte Andrea dhe Ester. Ai i ka mësuar Esterit këngën që po këndonin në mënyrë që ta këndonin të tre së bashku. Pranë tyre u bashkua edhe Limi i cili padyshim në një atmosferë si ajo nuk mund të rrinte jashtë. Edhe fermeri iu bashkua grupit duke kënduar. Pranë tyre u afrua dhe Nenna.
Së bashku ata kanë kënduar këngë të ndryshme. Zëri i tyre në shumë raste ishte më i lartë seç duhet, situatë kjo që ka shkaktuar edhe të qeshura mes fermerëve.