“Atij i pëlqejnë burrat”/ Ylli merr surprizën e veçantë në Ferma Vip, mamaja i jep lajmin e rëndësishëm
Nuk kanë fund surprizat në Ferma VIP. Nëna e Yllit, Vlora është futur në Fermë mbrëmjen e sotme për t’i sjellë një mesazh të rëndësishëm të birit nga jashtë.
Ajo i ka sjellë një letër, ku thuhet se tashmë ai është zyrtarisht i divorcuar. Historia e Yllit u bë publike disa javë më parë, ku ish-bashkëshortja tashmë i kishte dërguar një letër ku edhe thoshte se atij i pëlqejnë burrat dhe kërkonte të mos i përmendej emri.
Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Yllit i cili tregoi një tjetër version, ku sipas tij shkak i zënkave ishte se partnerja e tij nuk i donte familjen.
Pjesë nga biseda:
Vlora: Kam ardhur t’i trgoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim.
Luana: Ylli si ndihesh për këtë lajm?
Ylli: Jam shumë i lumtur. Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten që jam në një peng, mendoja se si do të pritet. Jam shumë i lumtur. Ky lajm është diçka që më ndryshoi jetën, dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time.
Luana: Uroj të gjesh njeriun e jetës tënde.
Ylli: Njeriu njëherë gabon në jetë. Jam shumë i lumtur për momentin. Normalisht që personin e zemrës e kam menduar dhe e mendoj që të më dojë nënën, babën, familjen dhe të mos më largohjë asnjëherë nga familja.