loading

“As të kopjosh nuk di”/ Debat mes Big Bastës dhe Andreas: Unë të vij edhe në darkë…

Debatet mes Andreas dhe Big Bastës nuk kanë të ndalur! Dy fermerët kanë nxjerrë në pah dinamiken e tyre tensionuese në lojë, duke shkëmbyer fjalë të ashpra dhe ngacmime.

Në një moment të nxehtë gjatë ditës, Andrea e nisi debatin me një batutë ironike: “Qyq i natës, edhe të kopjosh nuk di, medet për ty!” Big Basta, i njohur për qetësinë dhe stilin e tij të veçantë, iu përgjigj me një pyetje të thjeshtë, por që nxiti edhe më shumë reagime: “A u zgjove?”

Por Andrea, si gjithmonë, nuk e kurseu ironinë dhe vazhdoi me një tjetër përmendje që nuk i pëlqeu shumë Big Bastës, që e ka arritur qëllimin e tij për t’i prishur lojën.

Kjo nuk ishte e gjitha, pasi tensionet vazhduan me të dy palët duke shkëmbyer fjalë të forta dhe ironizuese.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se, ndërsa këto fjalë mund të duken si një shkëmbim i thjeshtë ngacmimesh, ky debat vazhdon të tregojë tensionin e fshehur mes tyre.

Në Ferma VIP, asgjë nuk është si duket, dhe tensionet mes Andrea dhe Big Bastës po bëhen gjithnjë e më të qarta. A është kjo një tjetër lojë e këtyre dy personazheve për të shtuar më shumë dramë, apo një tension që ka nisur të marrë një formë të re?

Sigurisht që do të na mbajë të gjithë me frymën pezull! Rrjedhimi i kësaj situate është ende i paqartë, por një gjë është e sigurt: me Andrean dhe Big Bastën, drama nuk do të mbarojë kurrë

Pjesë nga debati

Andrea: Qyq i natës, edhe të kopjosh nuk di, medet për ty

Big Basta: A u zgjove?

Andrea: Jo, unë arrita qëllimin që ta dhjeva lojën

Big Basta: Thuaj faleminderit të paktën që të zgjova

Andrea: Ta prisha lojën (qesh me ironi) E dija se ma the qëparë do vij në drekë por, i duruari i fituari

Big Basta: Unë vija në darrkë ore Andrea

Andrea: Të ngeli tromba në gojë e s’bëre dot asgjë

Big Basta: Unë të vij edhe në darkë ore Andrea, edhe në mëngjes. Ti akoma nuk e di se…

Andrea: Nëse vjen në mëngjes ta di për nder

Big Basta: Ti e pe mbrëmë se kur fjete

Andrea: Ti mbrëmë nuk fjete nga sikleti vëlla, se ti kështu flen me pulat