loading

“As falja nuk…”/Ester përplaset me Big Bastën: Mos më fol me arrogancë

Ashtu siç në fermë nisi të mbizotërojë qetësia, falë notave të buta të muzikës së Anduelit, nuk kanë munguar as përplasjet mes disa prej fermerëve. Këtë herë, në qendër të vëmendjes u gjendën Big Basta dhe Ester një dyshe me marrëdhënie komplekse, që herë shfaqet e qetë, e herë shpërthen në tension.

Gjithçka nisi kur Ester,i tha Big Bastës: “Do dalësh keq me situatat që kanë ndodhur në fermë,” një koment që nuk u prit mirë. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe i prerë: “Mos më fol mua me arrogancë.”

Ky shkëmbim fjalësh bëri që situata të tensionohej për pak çaste. Ndërsa pjesa tjetër e fermës vazhdonte aktivitetin normal.

A do të rikthehet qetësia mes Big Bastës dhe Esterit, apo ky ishte vetëm fillimi i një tjetër përplasjeje në horizont?

Pjesë nga debati i tyre:

Ester: E di sa keq do dalësh ti e situata e fundit.

Big Basta: Nga ty jam shumë i zhgënyer.

Ester: As falja nuk do të të marr përsipër.

Big Basta: Pse duhet të kërkoj falje unë?

Ester: Për fjalët që ke thënë.

Big Basta : Drejtohu mirë me mua, mos më fol me arrogancë.

Ju Rekomandojmë