“Artist pa titull”/ “Defektet” sjellin përplasje mes Erandit dhe Frederikut: Nuk vij këtu për të treguar sa tituj kam marrë
Mbrëmja e sotme është zhvilluar me debate mes fermerëve.
Gjatë javës Agai iu kërkoi të gjithëve që të japin secili prej tyre mendimet personale për çdo fermer për 3 defekte që shohin tek të tjerët.
Pas transmetimit të klipit secili prej tyre ajo që ra më shumë në sy ishin komentet e Frederikut për Erandin. Në lidhje me këto komente foli edhe opinionisti Kastro Zizio në studio, ndërsa tha se janë të papranueshme.
Pjesë nga diskutimi:
Luana: Pse the artist pa titull?
Frederiku: Për keqardhje, ngaqë ka shumë të tjerë që nuk e ka marrë.
Kastro: Nuk më duket normale kjo ironi.
Frederiku: Nuk e kam thënë ashtu ja kam thënë dhe në sy.
Erandi: O Riku ti the që e kërkon titullin patjetër, as se kam vrarë mendjen as për titull as për gjë. Të kesh mendjen po merr ndaj titull a asgjë. Unë nuk vij këtu të them sa tituj kam marrë, pasi unë këtu jam njësoj dhe me Esterin dhe me Yllin.
Frederiku: Pse s’ma ke thënë mua.
Erandi: Çfarë të të them. Unë rri i heshtur, të respektoj.
Frederiku: Ti flet pas krahëve.
Erandi: Asnjëherë.