loading

“Artist në zemër, artist në skenë”/ Big Basta suprizohet nga qielli

Teksa vazhdon qëndrimin e tij në shtëpinë e fakirit pas humbjes në sfidën e fundit, Big Basta është surprizuar sot mesditë me një mesazh të papritur që ka mbërritur nga qielli. Një dron, i dërguar enkas për të, ka zbritur në ambientet e fermës, duke sjellë me vete një kartolinë të veçantë dhe prekëse. Artist në zemër, artist në skenë”  ishte fraza që mbante mesazhi, dedikuar këngëtarit dhe artistit të njohur, i cili këto ditë po përjeton një eksperiencë të re larg skenës me  jetën në fermë.

Ky moment i veçantë ka shkaktuar emocione të forta te Big Basta, i cili reagoi me duartrokitje, buzëqeshje. Mesazhi u prit gjithashtu me entuziazëm dhe mbështetje edhe nga fakirët e tjerë të cilët ndanë gëzimin me të, duke e përjetuar këtë si një moment të vërtetë solidariteti.

Në një realitet ku sfidat fizike dhe emocionale janë pjesë e përditshme, ky mesazh ishte një kujtesë se jashtë mureve të fermës, njerëzit që e duan, ndjekin dhe e vlerësojnë Big Bastën janë aty duke e mbështetur pa kushte, si një artist dhe këngëtar që ka vite në skenë Shqiptare. Ky çast i vogël por kuptimplotë rikujtoi se arti nuk ka kufij, dhe se një zemër artisti mbetet gjithmonë e tillë.