loading

Andueli zgjon fermerët nga gjumi/ Kryefermeri ndan punët për secilin

Mëngjesi në fermë ka nisur me ritme të qeta, por jo pa nota tensioni. I pari që është zgjuar sot ka qenë Andueli, i cili prej disa ditësh mban rolin e kryefermerit. Si zakonisht, ai është ndier përgjegjës për të vënë gjithçka në lëvizje dhe është nisur menjëherë drejt dhomës së gjumit, ku fermerët e tjerë ishin ende në gjumë të thellë.

Andueli është afruar pranë secilit, duke nisur zgjimin e mëngjesit në mënyrë të qetë dhe pa shumë zhurmë. Misioni i tij të sjellë rregull dhe disiplinë që në orët e para të ditës.

Pasi është siguruar që të gjithë janë zgjuar, Andueli ka kaluar në verandën e fermës, ku është bashkuar me Erandin, një tjetër fermer i cili ishte zgjuar herët. Mes tyre është zhvilluar një bisedë miqësore, por që nuk ka kaluar pa komente. Gjatë diskutimit, Andueli ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me sjelljen e “fakirëve”. Sipas tij, ata nuk po respektojnë rregullat që vetë kanë vendosur.

“Janë vendosur disa parime që duhen ndjekur nga të gjithë. Nuk ka vend për përjashtime,” është shprehur Andueli.