Andueli surprizohet nga droni në Fermë, kush e emocionoi fermerin?
Ditën e sotme, një moment i veçantë dhe emocional ka ndodhur në Ferma VIP. Fermer Andueli ka marrë një dron surprizë, i cili mbërriti nga qielli duke mbajtur një foto të tijën dhe një mesazh të fshehtë. “Fitore, P GR”, ishte ky mesazh i shkurtër në dron që futi në mendime fermerin.
I surprizuar dhe i emocionuar nga ky gjest misterioz, Andueli reagoi menjëherë, duke ndarë me fermerët dhe publikun ndjenjat e tij.
“Faleminderit shumë për dronin, shpresoj që gjërat të jenë shumë mirë jashtë dhe besoj që janë shumë mirë. Do bëj maksimumin që t’ia arrij qëllimit. “P GR” më duhet pak kohë që ta kuptoj, megjithatë, ju dua shumë”, u shpreh ai.
Pranë tij ndodheshin edhe Andrea, Nenna dhe Ylli të cilët u munduan që t’i përmendin ndonjë detaj në mënyrë që fermeri të kujtojë dhe të kuptojë nga i erdhi kjo surprizë.
Ende nuk dihet nga kush ka ardhur ky mesazh apo çfarë qëndron pas inicialeve “P GR”, por ajo që është e sigurt është se ky gjest ka prekur thellë Anduelin, duke i dhënë motivim të ri për rrugëtimin e tij në Fermë.
A do të zbulohet dërguesi i surprizës? Qëndroni me ne për të mos humbur asnjë detaj nga kjo histori e mbushur me mister dhe emocione në Ferma VIP!