loading

Andueli shkon t’i thërrasë për të larë enët, fakirët e refuzojnë: Na vjen keq, nuk mundem

Tensioni në Ferma VIP po rritet dita-ditës, ndërsa marrëdhënia mes kryefermerit Anduel dhe fakirëve është në pikën më të ulët. Pas përplasjeve të forta në oborr, ku fakirët sfiduan hapur autoritetin e tij, një tjetër episod i zhurmshëm ka tronditur Fermën.

Mbrëmjen e djeshme, Andueli iu drejtua fakirëve me një kërkesë konkrete për të kryer punët që u takonin, konkretisht, larjen e enëve. Por përgjigjja që mori ishte një refuzim i qartë.

“Na vjen keq, nuk mundem”, thanë fakirët, duke e lënë kryefermerin pa bashkëpunimin që i nevojitej për të mbajtur rregullin në fermë.

Kjo nuk është hera e parë që fakirët nuk i binden urdhrave të Anduelit. Qëndrimi i tyre po bëhet gjithnjë e më i vendosur, duke refuzuar jo vetëm autoritetin, por edhe përgjegjësitë që vijnë nga roli i tyre në fermë. Përplasja kulmoi më herët gjatë ditës kur Big Basta dhe Nenna e quajtën Anduelin “kryefermer i dështuar”, duke e akuzuar për zgjedhje të gabuara dhe sjellje të papërshtatshme.

“Shikoje si rri gjithë ditën në pishinë, dështak”, ishin fjalët e Big Bastës, ndërsa Nenna nuk hezitoi të thoshte: “Jam mërzit se më ke futur në fakir.”

Situata në Fermë po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Kryefermeri po përballet me refuzim të hapur dhe mungesë respekti, ndërsa fakirët duken të vendosur ta sfidojnë deri në fund. A do arrijë Andueli të rikthejë kontrollin, apo kjo është fillimi i fundit për udhëheqjen e tij?