Andueli raporton te Erandi ‘shkeljet’ e fakirëve: Kanë thyer rregullat, dënimi është individual
Tensioni po rritet në Ferma VIP, ndërsa Nenna, Ylli dhe Big Basta, të cilët ndodhen në shtëpinë e fakirit, po zbatojnë në fshehtësi një mision të dhënë nga Agai: të krijojnë kryengritje në fermë duke mos iu bindur urdhrave të kryefermerit dhe duke ndërhyrë në dinamikën e brendshme, pa u zbuluar nga fermerët e tjerë.
Ndërkohë që fermerët e tjerë nuk janë në dijeni të këtij misioni sekret, një bisedë mes kryefermerit Anduel dhe Erandit zbulon një situatë të re, që po merr përmasa më të mëdha.
Pjesë nga biseda:
Andueli: Na kanë thënë të marrim vetëm gjërat personale nga Ferma, asgjë tjetër.
Erandi: Po, asgjë.
Andueli: Imagjino, as kitarën që është e jona. Asnjë objekt tjetër përveç rrobave. Tre fakirët sapo bënë një shkelje, që besoj dënimin do e kenë individual, duke marrë parasysh dënimin tim, të Andreas dhe shumë të tjerëve që kanë bërë shkelje. Kanë marrë shezlongët që janë pjesë e fermës, i kanë futur në shtëpinë e fakirit dhe kanë marrë pupat – kjo është një shkelje.
Sipas Anduelit, ai nuk mund ta injoronte situatën dhe ka vendosur t’i përballet direkt:
“Mua më erdhi keq dhe shkova ua komunikova, sidomos i thashë ti Big Basta duhet ta dish shumë mirë, shpresoj të mos e ketë bërë… ndoshta të jetë treguar i zgjuar”, tha Andueli.
Por Erandi, pa hezitim, shprehet:
“Patjetër, e ka bërë Nenna dhe Ylli.”
Kjo situatë po bëhet gjithnjë e më delikate. Ndërkohë që fakirët po zbatojnë me entuziazëm misionin e tyre sekret, shkelja e rregullave rrezikon t’i ekspozojë dhe t’i vërë në telashe, duke dëmtuar besueshmërinë e tyre dhe duke sjellë pasoja të mundshme nga Agai.
Fermerët janë ende të painformuar për prapaskenat që po luhen mes të “internuarve”, ndërsa tensioni mes dy shtëpive pritet të rritet në ditët në vijim. A do zbulohet misioni i fshehtë? Apo fakirët do arrijnë të luajnë lojën e tyre deri në fund? Ferma VIP sa vjen e bëhet më e paparashikueshme.