loading

Andueli përgatit mëngjesin

Në Ferma VIP, pas Erandit dhe Big Bastës, është Andueli ai që zgjohet më vonë, por me energji të plotë për të nisur ditën. Fermeri fillimisht kalon në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin e tij dhe, pas një fillimi të thjeshtë, kalon në verandë për të shijuar ushqimin dhe qetësinë e natyrës.

Si çdo mëngjes tjetër, Big Mama, e cila është gjithmonë pranë dhe me humor të shkëlqyer, i afrohet Anduelit dhe, me një buzëqeshje të madhe, e puth dhe i thotë me humor: “Iku edhe kjo ditë!” Një shaka e zakonshme nga Big Mama, por që sjell një atmosferë pozitive dhe lehtësuese në fillim të ditës. Andueli, gjithashtu me humorin e tij të veçantë, ia kthen menjëherë duke i thënë: “Ik, se po të flet Ozzi”, gomari i dashur i fermës Kjo shaka bën që të gjithë të qeshin dhe të ndihen më të relaksuar, duke e kthyer atmosferën në një ditë të lehtë dhe pa stres.

Por dita e Anduelit ka pasur edhe një moment më emocionale. Ai e ka uruar partneren e tij, Klean, për ditëlindjen e saj, duke i thënë me shumë dashuri: “Të dua shumë dhe mezi pres të të takoj.” Ky urim i ngrohtë tregon ndjenjat e thella të Anduelit për partneren e tij, duke i dhënë kështu një dimension tjetër më të ndjerë marrëdhënies së tij, edhe në këtë mjedis të ashpër dhe konkurrues të “Ferma VIP”.