loading

Andueli në Plevicë, çfarë surprize e pret fermerin?

Ashtu si në çdo të hënë dhe të premte në netët LIVE të spektaklit Ferma Vip në vizion Plus, edhe këtë mbrëmje nuk kanë munguar surprizat, ku protagonist këtë herë ka qenë Andueli.

Ai ka rrëfyer historinë e jetës së tij, i lindur në një familje me 6 fëmijë, 4 motra dhe dy vëllezër. Ku tregoi se më e rëndësishme se gjithë pasuria e botës është dashuria e familjes, sinqeriteti e mbi të gjithë streha e ngrohtë ku të gjithë punojnë për të plotësuar njëri-tjetrin.

“Unë jam rrit në një familje me 6 fëmijë, ku nënë adhe babai punonin dhe sakrifikonin për të na rritur ne. Nuk kishim pasuri, por kishim shumë dashuri, kishim njëri-tjetrin”, rrëfeu Andueli.

Por gjatë jetës atij do i shtohej dhe një dashuri tjetër, ajo e Kleas, partneres së tij, e cila me anë të një letre tregoi se e do dhe e mbështet në çdo hap të jetës.

Vetë Andueli e cilësoi bekim njohjen dhe lidhjen me Klean.

“Ajo është bekim për mua, më erdhi në një moment të vështirë”, vijoi më tej Andueli. Fermeri gjithashtu ka marrë një mesazh zanor nga e dashura e tij.

Por si në çdo histori e cila nis lot trishtimi, në fund mbyllet me lot gëzimi, pasi Agai di si t’i kthejë gëzimin çdo personi.

Anduelin në anën tjetër të Fermës e prinste nëna e tij dhe në sy të saj dhe fermerëve të tjerë Andueli performoi edhe këngën e tij “Nëna”.