loading

Andueli krijon një emision, i ftuar special është ‘vetja’ e tij para pasqyrës

Një ndër momentet më gazmore dhe unike të ditëve të fundit në Ferma Vip 2 është shënuar nga Andueli, i cili ka vendosur të shpalosë talentin e tij në prezantim. Ai ka krijuar një emision tërësisht të tijin dhe si mysafir special për puntatën e parë, ka zgjedhur askënd tjetër veç… vetveten, përballë pasqyrës!

Andueli, me humorin dhe energjinë që e karakterizon, ka prezantuar programin e tij të ri, duke shpjeguar edhe emrin e veçantë që ka vendosur ta quajë.

“Emisioni ynë është një emision i cili përmban vetëm gjëra gazmore, emri i emisionit është “Gaz, Gaz, Gaz”,” tha ai ndër të tjera, ndërsa fliste me bindje dhe pasion para pasqyrës, duke krijuar një skenë vërtet qesharake dhe argëtuese.

Kjo iniciativë e Anduelit jo vetëm që ka sjellë një atmosferë më të çlirët në fermë, por ka treguar edhe anën kreative dhe shpirtin artistik të tij.

Ju Rekomandojmë