“Andueli, Keisi dhe…”, Big Basta flet për “ushtarët” e Big Mamës
“Ushtarët” janë kthyer në temë debati mbrëmjen e sotme mes fermerëve. Ishte Big Basta ai që ka cilësuar disa nga fermerët si ushtarët e Big Mamës. Ndërkohë, Erandi tha se Alba vetëm Big Bastës nuk ja nxin jetën. Edhe Andrea tha se fakti që iu ecën muhabeti nuk i bën të jenë ushtarë. Ai shtoi më tej se nuk mund të krahasohen ushtarët me to, pasi ushtarët japin jetën për vendin. Ndërsa, Elinara e quajti provokim të Albës termin ushtar. Big Basta ishte i prerë teksa tha se “jam gjeneral i vetes time në Fermë”. Jam elektron i lirë shtoi ai dhe luaj vetëm për veten time.