loading

Andueli imiton Albën: T’qofshin haram ndjenjat e mia…

Në verandën e Ferma VIP, mes bisedave të zakonshme dhe nën tingujt e muzikëve të ndryshme, Andueli ka nisur të imitojë Albën.

Në sfond luhej kënga e Big Bastës, ndërsa Andueli po imitonte ish fermeren teksa kur ka qenë në Fermë këndonte dhe kërcente atë këngë.

Andueli e ka pyetur Andrean nëse e mbante mend sesi “bënte” Alba dikur, ndërsa fermeri i tha: E mbaj mend se kam jetuar me atë.

Momente të tilla, ku fermerët zbulojnë copëza nga jeta e tyre para reality show-t, thellojnë lidhjen me publikun dhe tregojnë se Ferma VIP nuk është vetëm një garë, por edhe një vend ku shpalosen histori dhe kujtime personale. Mbetet për t’u parë nëse Andrea dhe Andueli do të ndajnë më shumë detaje rreth kësaj lidhjeje misterioze në ditët në vijim.