Andueli i bie pianos, Big Mama këndon pranë tij
Një atmosferë e papritur dhe plot melodi ka pushtuar “Ferma VIP” pasditen e sotme! Andueli, me talentin e tij, i ka rënë pianos, duke krijuar një sfond muzikor tejet të këndshëm. Por, ajo që e bëri momentin vërtet magjik ishte prezenca e Big Mamës, e cila nuk hezitoi të bashkohej me zërin e saj potent pranë tij.
Ky moment spontan dëshmoi edhe një herë tjetër lidhjet e forta dhe kiminë që po krijohet mes fermerëve. Kombinimi i tingujve të pianos së Anduelit me vokalet e Big Mamës dhuroi një shfaqje argëtuese, duke thyer rutinën e përditshme dhe sjellë një frymë tjetër në shtëpi.
Ferma ka qenë dëshmitare e shumë momenteve të ndryshme, por ky bashkëpunim muzikor mes Anduelit dhe Big Mamës ishte padyshim një nga më të veçantat.