Andueli dhuron atmosferë/ Fermeri luan në piano
Teksa një pjesë e fermerëve janë angazhuar në punët e përditshme në stallat e kafshëve, atmosfera në fermë ka marrë një kthesë të papritur dhe të ëmbël. Andueli, një nga finalistët më artistikë të edicionit, ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë ndryshe: me një performancë në piano, të cilës i ka bashkangjitur edhe zërin e tij.
Për disa minuta, zhurma e mjetëve të pastrimit dhe thirrjet për kafshët janë zëvendësuar nga tingujt melodiozë që vinin nga dhoma e ndenjjes. Andueli, i njohur për shpirtin e tij artistik dhe momentet muzikore që ka sjellë gjatë qëndrimit në fermë, ka rikthyer atmosferën e relaksit dhe emocioneve.
Kjo nuk është hera e parë që Andueli dhuron një moment të tillë: ai është kthyer tashmë në një simbol të artit brenda fermës. Ndërkohë, fermerët vazhdojnë me angazhimin e tyre në stalla, por falë Anduelit, edhe mëngjeset e lodhshme marrin një tjetër ngjyrim.