loading

Andueli dhe Elinara pastrojnë stallën, Andrea i rri në krye si brigadier

Gongu ka rënë në Fermë dhe në këtë rast janë fakirët ata të cilët duhet të kujdesen për kafshët. Andrea i cili është në rolin e kryefermerit, iu ka ndarë me rradhë punët fakirëve të cilët këtë herë janë një grup goxha i plotë. Frederiku, Erandi, Elinara, Big Basta dhe Andueli kishin fatin që sot të merreshin me të gjitha punët në stallë.

Ndërsa, pjesa tjetër e grupit janë kujdesur për bimët e mbjella në serë në mënyrë që ti ujisin.

Fermere Elinara ka shkuar te Ozi dhe e ka përkëdhelur, ndërsa me batuta Erandi iu drejtua Ozit dhe I tha që të ka ardhur dashnorja. Të dy së bashku kanë përkëdhelur te koka Ozin dhe më pas I kanë pastruar stallën.

Big Basta ishte deleguar për tu kujdesur për viçin dhe lopën, ndërsa fermeri iu ka pastruar stallën dhe ua ka shtruar me byk që lopët të flenë rehat. Por, ajo çfarë binte në sy ishte kujdesi i Andreas për të vëzhguar fakirët nëse i kanë kryer si duhet detyrat e tyre. Ai po i rrinte mbi kokë Elinarës dhe Anduelit si të ishte brigadier gjatë kohës që ata po pastronin stallat.