loading

Andueli-Albës: Nuk ha dot nga dora jote

Përplasjet në fermë nuk ndalen Andueli refuzon ushqimin e Albës dhe ndez sërish tensionet dhe atmosfera mes fermerëve sa vjen e bëhet më e ndezur. Mesditën e sotme, teksa disa prej fermerëve ishin angazhuar në përgatitjen e ushqimit ndër to dhe fermere Alba, nuk munguan kunjat dhe komentet nën zë. Në qendër të debatit këtë herë ishte Andueli, i cili nuk nguroi të hidhte fjalë kundrejt fermere Albës, duke vënë në pikëpyetje qëllimet dhe sjelljen e saj në fermë. Alba, e cila kishte marrë përsipër të gatuante për të gjithë fermerët një gjest që u konsiderua si shenjë përkujdesjeje dhe solidariteti nga disa  u përball me një refuzim të prerë nga Andueli. “Nuk ha nga dora e Albës,” u shpreh ai, duke treguar hapur mospëlqimin e tij për konkurrenten. “Do bëj makarona për veten,” shtoi ai, duke e thelluar distancimin dhe duke nxitur reagime të ndryshme mes pjesës tjetër të fermerëve. Kjo nuk është hera e parë që mes Anduelit dhe Albës shpërthejnë debatet. Marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar që në ditët e para, me përplasje të herëpashershme dhe komente të drejtpërdrejta. Andueli ka qenë një ndër konkurrentët më të zëshëm kur bëhet fjalë për të kritikuar qëndrimet apo sjelljet e Albës në fermë. Ndërsa dita vazhdon, mbetet për t’u parë nëse ky përplasje do të ndikojë në dinamikën e grupeve brenda fermës apo në vendimet e ardhshme të nominimeve.