loading

Andrea zgjon fermerët nga gjumi

Mëngjesi ka zbardhur mbi fermë dhe, si çdo ditë, kryefermeri Andrea merr përsipër të nisë ditën me zgjimin e fermerëve. Kryefermeri shkon krevat më krevat për të zgjuar fermerët me fjalët tashmë të njohura: “Zgjohu, se kemi punë!”

Fillimisht, pjesa më e madhe e fermerëve nuk reagon por Andrea nuk dorëzohet. Rikthehet për herë të dytë, këtë herë me një qasje më të butë, por po aq këmbëngulëse.
Me pak përpjekje dhe durim, fermerët më në fund fillojnë të zgjohen një nga një, duke nisur rutinën e zakonshme të ditës: pastrimet, përgatitjet dhe punët në fermë.

Por nuk mungojnë përjashtimet. Ester dhe Andueli vazhdojnë të flenë, kryefermeri afrohet sërish, kësaj here më qetë, duke pëshpëritur: Zgjohuni, se ra gongu.”

Ky moment tregon qartë kontrastin mes përpjekjeve të Andreas për të mbajtur rregull dhe ritmin e ngadaltë të disa prej fermerëve. Ndërsa dita sapo ka nisur,fermerët janë gati për të nisur ditën me punët dhe angazhimet që ka jetesa në fermë.