loading

Andrea zgjohet i pari /Fermeri merret me punët e mëngjesit

Mëngjesi ka rënë në fermë, fermeri i parë i cili zgjohet është Andrea. Pas sfidës të dhënë mbrëm nga kryeplaku Albano duket sikur Andrea nuk ka fjetur më dhe ka nisur direkt me punët në fermë. Pikë së pari fermeri shkon së stallën e kafshëve ku kujdeset për pulat e fermës.

Më vonë fermeri shkon dhe kujdeset për bimët. Andrea ka qënë gjithmonë fermeri i cili i ka kushtuar një vëmendje të veçantë bimëve. Fermeri me makinën që punon tokën vazhdon punët në tokat bujqësore të fermës. Andrea vjen në verandën e fermës ku pastron me përpikmëri hapsirën e preferuar të fermerëve. Pasi lan dhe pastron vernadën ,Andrea kujdeset edhe për bimët duke i ujitur.

Më vonë pasi mbaron të gjitha këto punë dhe asnjë fermer nuk është zgjuar akoma Andrea shkon dhe përgatit kafe për veten e tij dhe  shijon në verandën e bukur të fermës.

Ju Rekomandojmë