loading

Andrea ujit dhe kujdeset për bimët në fermë

Në fermë, puna nuk ndalet asnjëherë. Andrea ka marrë përsipër një nga detyrat më të rëndësishme të ditës kujdesin dhe ujitjen e bimëve. Me përkushtimin që e karakterizon, ai është në krye të detyrës, duke siguruar që çdo bimw të ketë mjaftueshëm ujë për të rritur dhe zhvilluar në kushte të përshtatshme.

Nga ana tjetër, Big Basta, Ylli dhe Eliara kanë vendosur t’i japin një pauzë ditës dhe janë mbledhur në verandën e fermës. Ata po shijojnë pamjen e bukur që ofron fermë, duke biseduar dhe qeshur së bashku. Atmosfera është e qetë, e relaksuar, dhe të tre po kalojnë një moment të këndshëm, larg angazhimeve të mëdha të punës.

Ndërkohë, Andrea, pas një periudhe të ngarkuar me punë, ka ardhur në verandë. Ai ka vazhduar pastrimin e verandës, duke e lyer dhe pastruar me kujdes, për të mbajtur çdo gjë në rregull dhe të pastër.