loading

Andrea nis detyrën si kryefermer, këshillohet me Frederik dhe ndan detyrat për fermerët

Pas një mëngjesi të qetë në fermë, Andrea, i zgjedhur si kryefermer gjatë spektaklit Prime të mbrëmjes së kaluar, ka nisur të marrë në dorë rolin e tij të ri me seriozitet. Si udhëheqës i fermës për këtë javë, Andrea ka filluar menjëherë të organizojë dhe të ndajë detyrat mes fermerëve.

Para se të kalonte në veprim konkret, ai kërkoi këshilla nga Frederik, një ish-kryefermer me përvojë, për mënyrën më të mirë të menaxhimit të punëve dhe dinamikes së grupit. Një hap i mençur që tregon se Andrea synon ta trajtojë këtë rol me përgjegjësi dhe bashkëpunim. Duke qenë se gjysma e fermerëve kanë fituar imunitet gjatë lojës e cila u zhhvillua gjatë spektaklit Prime të mbrëmjes së kaluar. Kryefermeri po mundohet të ndajë punët ku secila punë të realizohet me sukses edhe pse me gjysmën e fermerëve.

Pas konsultimeve, Andrea ka ndarë punët për çdo anëtar të ngelur të fermës. Disa fermerë janë caktuar në stalla për kujdesin ndaj kafshëve, të tjerë në kuzhinë për përgatitjen e ushqimit, ndërsa pjesa tjetër do të angazhohet me punët praktike në fermë  që nga pastrimi, deri te mirëmbajtja dhe aktivitetet e përditshme. Pasi ai ka komunikuar me pjesën tjetër ka hasur edhe pakënaqësi nga disa fermer  ku  Erandi i ka thënë “nuk jemi skllevërit e tu dhe nuk mund të vendosësh për ne”.

Me një qasje të organizuar dhe të matur, Andrea duket i vendosur ta drejtojë këtë javë me rregull dhe qetësi. Sfida tani është te mënyra se si fermerët do të përgjigjen ndaj drejtimit të tij dhe nëse do të ruhet harmonia mes tyre. Mbetet për t’u parë si do ta përballojë pjesën tjetër të javës.

Ju Rekomandojmë