Andrea merr sallatë jeshile nga sera dhe perime të tjera
Në kushtet e një “krize ekonomike” që po ndikon drejtpërdrejt edhe tek fermerët, “Ferma VIP” ka ofruar një ndihmë konkrete për fermerët e saj. Për shkak të buxhetit të kufizuar që nuk u mjafton për të blerë ushqime nga jashtë, fermerët janë furnizuar me perime të freskëta direkt nga sera e Fermës.
Perimet e mbjella me kujdes gjatë muajve të fundit janë shpërndarë për përdorim të brendshëm, duke u kthyer në një burim të rëndësishëm ushqimi për fermerët që jetojnë dhe punojnë aty. Kjo nismë jo vetëm që ka ndihmuar në përballimin e shpenzimeve ditore, por ka forcuar edhe ndjenjën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes pjesëtarëve të fermës.
Kjo është një tjetër dëshmi se “Ferma VIP” nuk është vetëm një spektakël, por edhe një familje që mbështet njëri-tjetrin në çdo situatë.