loading

Andrea kujdeset për pulat/Big Basta pastron stallat e kafshëve

Puna në fermë vazhdon me ritmin e zakonshëm të përkushtimit dhe kujdesit. Secili fermer ka një detyrë të rëndësishme dhe gjithçka po shkon si duhet. Andrea, po kujdeset për pulat, duke i ushqyer dhe pastruar ato.  Nga ana tjetër, Big Basta ka kaluar në stallën e dhive, ku ai është duke pastruar dhe kujdesur për to.

Erandi dhe Ylli po ushqejnë dhe pastruan lopët, një punë që kërkon durim dhe vëmendje të madhe. Pasi përfundojnë me ushqimin e lopëve, ata dalin në oborrin e stallave dhe kalojnë pak kohë duke përkëdhelur dhitë, të cilat janë gjithmonë të dashura dhe të përkushtuara.

Ndërkohë, Elinara është duke kujdesur për Ozzin, gomarin e dashur të fermës. “Çfarë do bësh kur të iki unë, Ozz? Do të mërzitesh, apo jo?” i thotë ajo, duke e puthur dhe përqafuar. Ajo e ka një lidhje të veçantë me gomarin dhe ndan me të çdo moment të qetë të ditës. Për Elinarën, Ozz është më shumë se një kafshë.

Pas përfundimit të punës me dhitë dhe pulat, Big Basta kalon në stallën e derrave, ku ai po kujdeset për ta dhe i pastrojnë ato me kujdes të veçantë. Andrea gjithashtu vazhdon punën e tij të zakonshme në sera, ku kujdeset për bimët dhe siguron që ato të rriten në kushte optimale.

Çdo punë në fermë, edhe pse e lodhshme, është një mundësi për të krijuar lidhje të forta, për të ndarë momentet e përditshme dhe për të pasur një qëllim të përbashkët: të sigurohet që fermat të jenë të suksesshme dhe se çdo kafshë, çdo bimë, çdo njeri është i kujdesur dhe i lumtur.