loading

Andrea flet për emigrimin me Big Mamën: Sido që të jetë puna…

Andueli ka rrëfyer detaje nga jeta e tij si emigrant teksa po fliste me Big Mamën në verandë jashtë. Andrea i tha se në emigrim ka patur shumë vështirësi në lidhje me jetesën dhe dokumentat, por tani është sistemuar goxha. Më tej, ai tha që edhe pse kanë qenë keq nga gjendja ekonomike ata nuk kanë kërkuar kurrë asgjë nga të tjerët.

Madje, fermeri tregoi edhe një episod kur ka patur nusen e tij shtatëzënë teksa tha se hanin vetëm perime se nuk kishin para të blinin ushqime të tjera.

“Jetoj afër Genovas, vend bregdetar turistik jo shumë i shtrenjtë. Ndenja 7 vite në Sicilia se ashtu ndodhën disa gjëra. Plus edhe për fëmijët, se të gjithë fëmijët e jugut vinin në Torino dhe Milano. Unë i kam afër të dyja dhe shkoj i marr me makinë. Tani jam sistemuar goxha mirë, por kam patur shumë vështirësi, skamje, në lidhje me dokumentat. Neve skemi kërkuar asnjëherë asgjë, as nga prindërit e mi as ajo nga prindërit e saj edhe nëse kemi ngrënë speca dhe patlixhanë. Popo kemi iu thonin. Madje kur ishte Gerta shtatëzënë edhe ne hanim gjërat e serës, perime dmth. Blinim vetëm vaj, makarona dhe bënim gjellë. Kur erdhën prindërit e Gertës, ja treguam se ne nuk kemi para. Dhe mami i saj tha pse sna keni treguar. Kemi marrë dhe lekë borxh dhe i kam larë brenda dy vitesh”, tha ndër të tjera Andrea.