Andrea dhe Nenna kërcejnë me njëri-tjetrin në verandë
Fermerët kanë kaluar një pasdite të këndshme me njëri-tjetrin. Teksa një pjesë e mirë e tyre po rrinin në verandë dhe po dëgjonin muzikë. Andrea dhe Nenna janë ngritur të kërcejnë me njëri-tjetrin, ndërsa Ester i ka shoqëruar që nga divani.
Të gjithë së bashku duket se e kanë shijuar pafund muzikën teksa e kanë interpretuar mjaft mirë. Ester me zërin e bukur që ka, është ngritur të këndojë dhe të interpretojë këngë “Margjelo” njësoj si një muzikante e zonja.