loading

Andrea dhe Nenna flasin për nominimet: Sikur ta kisha unë një herë shansin…

Andrea dhe Nenna ditën e sotme kanë folur në lidhje me sfidat dhe nominimet në Ferma Vip 2. Andrea tha se rastet kur publiku vendos janë gjithmonë absolute. Por, ai solli në vëmendje një moment specifik ku Big Basta zgjodhi buxhetin në vend të Ronit dhe kjo erdhi si pasojë e Hajmalisë.

Nenna, nga ana tjetër, u përpoq ta inkurajojë duke thënë se ndoshta do të vijë një shans tjetër i tillë, ndërsa shtoi se ajo nuk do të nxirrte askënd, edhe nëse nuk kishte marrëdhënie të mirë me të.

Andrea u shpreh se nëse do t’i jepej një mundësi, do të jepte gjithçka, pavarësisht kushteve.

Pjesë nga biseda:

Andrea: Mbase Frederiku nuk donte të fitonte që të diltë kokë më kokë me të në televotim, po ku e dimë ne që do të diltë ky po mirë e ke ti. Këtu kanë qenë njerëz intelektualë dhe kanë dalë para çdo konkurenti.

Nenna: Nuk është sfida me votat e publikut

Andrea: Bëhen sfidat dhe kush humbet shkon në televotim, gjithmonë e vendos publiku. Ishte një rast I veçantë që vendosi Big Basta se publiku kishte vendosur të nxirrte Ronin, por Big Basta e kishte në dorë.

Nenna: Ai ishte tjetër muhabet. Ke shanse, mbase vjen përsëri shansi

Andrea: A të më kishte ardhur njëherë shansi mua, sikur zero % buxhet dhe do e shihje se çfarë bëhet. Për mua, le të më hanin, të bënin çtë donin nuk më intersonte fare

Nenna: Nëse do më binte mua, unë edhe nëse sdo të shkoja mirë me ndonjë person përsëri s’do ta nxirrja.