loading

Andrea dhe Kejsi ‘përplasen’ me njëri-tjetrin: Boll more se je i martuar

Andrea dhe Kejsi janë përfshirë mbrëmjen e sotme në një debat. Andrea tha që Agai duhet të vendoste ndonjë valle treshe apo dyshe Myzeqeje, ndërkohë një reagim ka ardhur nga Kejsi e cila mesa duket nuk i ka kuptuar këngët që kërkoi Andrea. Ajo iu drejtua Andreas teksa i tha se nuk duhet të kërkojë këto këngë pasi është i martuar. Ndërkohë fermeri tentoi ta sqaronte për vallet që kërkoi, por ajo vendosi ta injoronte duke kënduar. Pjesë nga debati Andrea: Sikur të na vendoste ndonjë valle treshe, ndonjë dyshe Myzeqare Kejsi: Basta mor, se je i martum Andrea: E di ti çfarë është dyshe Myzeqare, pse e lidh me martesën? Keisi dhe Limi vijojnë të këndojnë. Kejsi: Unë desha me bo humor Andrea: Zemra, mos më fol me syze vënë se më duket sikur po flet me mua dhe shikon nga Big Basta. Hiqi syzet. Kejsi: Në fakt thellë thellë unë sytë tek Big Basta i kam. Andrea: Më duket sikur po flas me asnjë Kejsi: Unë edhe nëse flas me ty, sytë tek Big Basta i kam. Kështuqë ti mos u lodh kot. Andrea: Mos më komento mua për ato temat e mia Kejsi: Pi birrë aty, atë bëj, zi rrylin e fytit.

Ju Rekomandojmë