Andrea dhe Alba fitojnë sfidën e rezistencës; çfarë vendimi mori Agai për Limin dhe Nennen
Pas zarfit në Fermë, fermerët filluan të bëhen gati për sfidën dhe në sfond ra gongu për të filluar.
Të ndarë në çifte, fermerët hipën mbi trungje dhe përqafuan njëri-tjetrin duke mos lëvizur më krahët pasi në rast se ndodhte do të eliminoheshin nga gara.
Të parët që humbën sfidën ishin Limi dhe Nenna. Ishte Limi ai që u rrëzua nga trungu dhe në këtë mënyrë humbi automatikisht dhe sfidën. Sapo fermeri u rrëzua, Big Mama i zgjidhi duar dhe shkoi të shikonte gjendjen e Limit nëse ishte vrarë apo jo. Edhe Big Mama e cila ishte çift me Big Bastën u eliminuan nga sfida.
Në garë mbetën vetëm 3 çifte, Anduel-Ylli, Elinara-Frederik dhe Alba me Andrean. Çifti i tretë që nuk mundi ta çonte garën deri në fund ishin Ylli dhe Andueli, ishte ky i fundit ai që nuk qëndroi dot më mbi trungun e drurit.
Tashmë mbetën vetëm dy çifte finale. Ndërkohë që Erandi ishte në rolin e tij për tu kujdesur për fermerët që po zhvillonin sfidën ai po kujdesej për Elinarën për ti bërë masazh këmbëve. Por, me shaka, fermeri e ka prekur Elinarën te të pasmet duke e qëlluar lehtë me duar dhe në këtë mënyrë fermerja harroi dhe u shkëput nga përqafimi me Frederikun. Triumfues të sfidës dolën Alba me Andrean.
Por, Agai për Limin dhe Nennen ka marrë një vendim. Dy fermerët do të shkojnë te Fakiri, por kjo nuk është pritur mirë nga Alba e cila ka deklaruar se do të shkojë atje pasi nuk mund të rrijë pa fermerin. Ndërkohë pothuajse të gjithë fermerët e tjerë janë ‘gëzuar’ nga ky vendim i Agait.