loading

Andrea bën punët në Fermë dhe paston oborrin, Ester i tregon bisedat me Anduelin te Njishi

Dita e sotme në “Ferma VIP” ka qenë e mbushur me punë të vërtetë fermere. Fermerët janë mobilizuar ditën e sotme për të sistemuar oborrin dhe për të kthyer ambientin e jashtëm në një hapësirë më të pastër dhe të rregullt.

Nenna ka treguar përkushtimin e saj duke pastruar me kujdes vendin e luleve, duke i dhënë atij një pamje të freskët dhe plot jetë.
Big Mama dhe Andrea janë angazhuar në korrjen e barit në oborrin e Fermës, duke punuar plot me zell dhe energji.
Ndërkohë, fermerët e tjerë nuk kanë qëndruar pas, të gjithë janë përfshirë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e oborrit, duke kontribuar secili në mënyrën e tij.

Por jo të gjithë u përfshinë në punët e ditës…

Esteri, në rolin e kryefermeres, zgjodhi t’i kalojë orët e puënve në mënyrë më relaksuese. Ajo nuk u përfshi në asnjë nga detyrat e punës, por qëndroi në oborr duke biseduar me Andrean, të cilit i tregoi një bisedë me Anduelin që kishte ndodhur më parë në shtëpinë e “Njishit”. Ajo i tha që shkoi te Njishi për të zgjuar fermerin në mënyrë që të luajnë bashkë me njëri-tjetrin, ndërsa fermeri i kishte thënë që të mos e shqetësonte. Më tej, Esteri vijoi të kërcente dhe të argëtohej në oborr, ndërsa pjesa tjetër e fermerëve ishte duke punuar.

Ju Rekomandojmë