loading

Alba xheloze për Limin: Si është raporti yt me Keisin?

Gjatë dy ditëve të fundit në Ferma VIP duket se raportet mes Limit dhe Albës po bëhen gjithmonë e më të afërta. Pikërisht për këtë, Alba ka zgjedhur të bëjë sot një bisedë me Limit, për mos të patur keqkuptime. Alba: Dua ta di tamam si është raporti yt me Keisin? Jo se më intereson jeta e të tjërëve, nuk e kam në atë aspekt. Por ta di edhe unë si të veproj Limi: Thjesht një shoqe e imja. Edhe me u afru më shumë, do rrim këtu. Nuk kam pas jashtë asgjë me të. Alba: Edhe unë ndihem pak ngusht kur e shoh Limi: Ty të janë vënë gjithë kundër dhe të xhelozojnë, nuk është se jam unë pjesë e gjëse Alba: Po, por kur është ajo xhelozi nuk më ndërpresin që të flas me dikë Limi: Pse kur na ndërprenë ne Alba: Hera e fundit ishte dje, që donte të përfshihej, kanë ndodhur raste. E kam parë që në momentin që vjen ajo ndërprehet çdo gjë. Nuk dua të vihem në një pozicion që edhe këtu brenda lojës të lëndoj një femër tjetër Limi: Nuk bëhet fjalë. Unë nuk kam asnjë lloj lidhje. Vetëm shoqe Alba: Po pse stepesh kur vjen ajo Limi: Sepse ju dy femra dhe nuk jam përfshirë në xhelozitë tuaja Alba: Nuk është se dua me detyrim ndonjë gjë. Thjesht dua ta kem të qartë Limi: Jam shumë i lirë dhe i hapur. Nëse ke diçka ma thuaj

Ju Rekomandojmë