loading

Alba sjell kafen dhe një surprizë: pranku që “trembi” Erandin, por solli shumë të qeshura në fermë!

Mëngjesi në fermë ka nisur me energji pozitive dhe humor. Pas zgjimit të zakonshëm nga kryefermerja Ester, disa prej fermerëve janë mbledhur në verandë për të shijuar kafen e mëngjesit. Por këtë herë, përgatitjen e kafes nuk e ka bërë vetëm Ester  këtë rol e ka marrë përsipër fermerja Alba.

Pa u vonuar, Alba ka hyrë në kuzhinën e fermës dhe ka nisur menjëherë përgatitjen e kafes për të gjithë. Edhe Ester i është bashkuar në këtë iniciativë, duke e ndihmuar Albën në përgatitjet. Gjithçka dukej një mëngjes i zakonshëm… por Alba kishte menduar diçka ndryshe për t’ua bërë mëngjesin më interesant fermerëve. Pasi ka përgatitur filxhanët me kafe, Alba del në verandë për t’i shërbyer, por në momentin kur afrohet pranë Erandit, ajo bën një veprim të papritur.

Duke aktruar sikur rrëzohet, ajo “ia hedh” kafen Erandit. Fillimisht, ai u tremb për një moment, por shpejt e kuptoi që gjithçka ishte një prank i Albës. Me humor, ai reagoi duke thënë: “Nuk u tremba, thjesht u çudita pse nuk më dogji.” Ky moment u prit me të qeshura nga të gjithë të fermerët, duke sjellë atmosferë pozitive dhe çlodhëse në mëngjesin e fermerëve.

Ju Rekomandojmë