Alba Pollozhani largohet nga Ferma Vip 2
Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2. Agai ka marrë një vendim i cili është lexuar nga kryeplak Albano.
“Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma Vip2”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.
Ky vendim vjen gati 24 orë pasi vetë ish-fermerja shprehu mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit që donte të largohej menjëherë nga Ferma. Por sipas rregullores, dëshira e shprehur për tu larguar, zbatohet 24 orë më vonë.
“Dua të largohem nga Ferma VIP! Nuk kam pse të rri këtu, kur nuk ndihem mirë vetëm me atë që kisha! Kam disa parime që nuk mund ti shmang në jetë, nuk ka lidhje vetëm me Limin, por ka të bëjë me energjinë brenda shtëpisë, energjia me njëri-tjetrin shpesh herë mund të na lidh, por ata bllokojnë çdo lloj energjie reale për shkak të protagonizmit. Nuk jam e lumtur me të gjitha intrigat dhe skemat vetëm për shkak të protagonizmit”, u shpreh Alba në spektaklin e djeshëm (12 maj).