loading

Alba Pollozhani flet për herë të parë pas daljes nga Ferma Vip2: Vendim i vështirë, ja kush e fiton çmimin e madh

Alba Pollozhani është fermerja e cila u largua mbrëmjen e sotme nga Ferma Vip2.

Ky vendim erdhi pasi vetë ish-fermerja kërkoi mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit që dëshiron të largohet.

Pas daljes nga Ferma, ajo ka dhënë një intervistë të shkurtër në lidhje me vendimin e saj për tu larguar. Teksa i përgjigjej pyetjeve të gazetarit, Alba tha se do të donte ta vazhdonte akoma më shumë garën, por shtoi se para famës dhe lekëve mori vendimin që duhet të dilte patjetër.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si ishte eksperienca juaj në Ferma Vip?

Alba: Eksperienca në Ferma Vip ishte fantastike, nga ku kam mësuar shumë gjëra në lidhje me natyrën, njerëzit dhe veten.

Gazetari: A ishte e vështirë marrja e vendimit për të dalë?

Alba: Ishte shumë e vështirë, sigurisht që doja ta vazhdoja akoma më shumë garën, por duke vendosur disa gjëra para çmimit dhe famës, më duhet të merrja vendimin që patjetër duhet të dal.

Gazetari: Kush mendon se del në finale?

Alba: Me aq sa pashë unë aty, Lim Hoti e fiton fermën. Ndërsa finalistët mendoj se do jenë, Elinara, Frederik dhe Erand. Si dhe Big Basta.