Alba përgatit mëngjes për Limin dhe ja dërgon te Njishi
Pas diskutimit të mbrëmshëm mes fermerëve Alba dhe Limi dhe ku të gjithë fermerët kujtuan se raporti mes dy fermerëve mori fund. Alba nga ana tjetër pasi ka ndarë punët për secilin fermer, përgatit mëngjes për Limin dhe ja dërgon të Njishi, aty ku dyshja qe prej natës qe Alba u shpall kryfermere kanë fjetur së bashku. Pasi shikon mëngjesin e përgatitur nga Alba, Limi i afrohet dhe e puth fermeren në faqe në shenjë falënderimi. “I zgjova me tenxhere sot “ shtoi fermerja duke i treguar për debatet dhe ndodhitë qe kane ndodhur mëngjesin e sotëm, gjatë kohës që ai nuk ishte i pranishëm. Dyshja e fermerëvë duket sikur po kalojnë një kohë mjaft të bukur larg syve të fermerëve të tjerë. Në këtë kontekst, mbetet për t’u parë nëse ky afrimitet do të ndikojë në mënyrën se si të tjerët i perceptojnë, dhe nëse do të përforcojë pozitat e tyre brenda lojës apo do të ngjallë tensione të reja.