loading

“Alba kryefermere, Limi ‘kryeromantik’: Ja si nisi mëngjesi i tyre pas natës bashkë”

Pas natës që Alba dhe Limi kaluan së bashku në ambientin e ‘Njishit’, mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për çiftin e mundshëm. Duket se Limi ka vendosur të tregojë anën e tij romantike, duke i përgatitur mëngjesin Albës dhe duke e shoqëruar me përkujdesje që në orët e para të ditës. Të dy u panë fillimisht duke kaluar në fermë, në një kohë kur pjesa tjetër e fermerëve ishin ende në gjumë. Më pas, shoqëruar nga njëri-tjetri, ata u ndalën në oborr ku shijuan bashkë kafen e mëngjesit, në një atmosferë të qetë dhe intime. Pasi përfunduan kafet, Limi u drejtua për në kuzhinë për të vijuar përgatitjen e mëngjesit, jo vetëm për vete, por edhe për Albën. Gjatë kësaj kohe, nuk munguan as përqafimet dhe gjestet e afeksionit ndaj saj. Kujtojmë se Alba u zgjodh kryefermere nga Danela, e cila u eliminua gjatë natës së kaluar. Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Danela vendosi që shoqëruesi i Albës në këtë rol të ishte pikërisht Limi , një vendim që duket se po ndikon në afrim të mëtejshëm mes tyre.