Alba këshillon Limin: Të qëndrosh dhe ta fitosh, mos lejo njeri tjetër
Alba dhe Limi kanë diskutuar ditën e sotme në lidhje me qëndrimin e tyre në Fermë, teksa për fermeren pritet të merret një vendim nëse do vijojë akoma qëndrimin e saj apo do dalë jashtë Fermës.
Teksa po rrinin në verandë, Alba ka këshilluar Limin që të mos lejojë asnjë që të fitojë dhe duhet ta fitojë ai çmimin e madh të Ferma VIP2.
Pjesë nga biseda:
Alba: Të qëndrosh dhe ta fitosh, mos të lejosh asnjë të fitojë, more vesh
Limi: Po. Na e prishe mbrëmjen
Alba: Nuk e prisha unë
Më pas, teksa të dy po qëndronin në heshtje, Limi e ka tërhequr Albën drejt vetes dhe të dy së bashku kanë shkëmbyer puthje me njërit-tjetrin. Fermerja i është ulur në prehër Limit ku të dy vijuan të qëndronin jashtë në verandë.