loading

Alba kërkon dialog, por përballet me refuzim nga Frederiku dhe Erandi

  Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga ana e kryefermeres Alba për të ulur tensionet dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me pjesën tjetër të fermerëve, duket se jo të gjithë janë të gatshëm të përgjigjen pozitivisht ndaj qasjes së saj. Pas Ronit, tani është edhe Frederiku ai që tregon hapur se nuk e njeh autoritetin e saj si kryefermere.  Alba është afruar në oborrin e Fermës për t’i kërkuar një bisedë të sinqertë Frederikut, në përpjekje për të sqaruar qëndrimet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre. Megjithatë, përgjigjja e Frederikut ka qenë e ftohtë dhe refuzuese. Ai është shprehur: “Unë jam i kufizuar të të dëgjoj”, duke lënë të kuptohet qartë se nuk ka dëshirë për të hyrë në komunikim me kryefermeren. Duke shtuar se kur ai ishte kryefermer Alba nuk i është bindur asnjë  urdhëri të tij. Edhe Erandi i është bashkuar qëndrimit të Frederikut, duke zgjedhur ta injorojë prezencën e saj dhe duke mos e përfillur as përpjekjen për dialog.  Alba duket se po përballet me një mur heshtjeje dhe refuzimi, që po e vështirëson gjithnjë e më shumë rolin e saj si kryefermere.