Alba këndon, ndërsa Roni dhe Big Mama përgatisin krepa për fermerët
Ashtu si fakirët që këtë mëngjes u përshtatën me kushte më të thjeshta dhe nisën ditën duke gatuar në oborrin e shtëpisë së tyre, edhe pjesa tjetër e fermerëve në fermë është përfshirë në përgatitjen e mëngjesit sipas ndarjes së detyrave nga kryefermerja Big Mama.
Në kuzhinë, përgjegjësit e ditës duket se janë Limi dhe Roni, të cilët kanë marrë përsipër përgatitjen e ushqimit për të gjithë. Ndërkohë, Alba është parë duke pastruar me kujdes ambientet e brendshme të fermës, një detyrë që përmbushet çdo ditë me përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve. Ylli , së bashku me vetë kryefermeren Big Mama, janë angazhuar gjithashtu në pastrimin e hapësirave të përbashkëta, duke siguruar që gjithçka të jetë në rregull dhe e pastër për fillimin e ri të ditës.
Nga ana tjetër, Roni ka vendosur të sjellë diçka ndryshe në tryezë për sot, ka përgatitur krepa për të gjithë fermerët. Nuk ka munguar as ndihma e Big Mamës, e cila, përveç rolit drejtues, nuk heziton të përfshihet në çdo aspekt të jetës së përditshme në fermë. Teksa gatimi po vijonte, në sfond kanë nisur edhe këngët një zakon i përhershëm që e bën atmosferën në fermë më të ngrohtë, më familjare dhe më të lidhur. Ky fillim i ditës është një tjetër dëshmi se jeta në fermë nuk është vetëm punë, por edhe kujdes për njëri-tjetrin, gëzim i ndarë dhe ritme.