loading

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Çifti zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Mes shumë aludimesh dhe hipotezash që qarkulluan në rrjet pas largimit të Albës nga Ferma VIP, një ndër më të përfolurit ishte lajmi se ajo mund të ishte shtatzënë.

Ishte Zhaku ajo që e pyeti Albën nëse ishte vërtetë në pritje të një fëmije, ndërkohë përgjigja e fermeres ishte epike: “Tre çuna, edhe tropojan edhe mos të jenë çuna”, tha me shaka ish-fermerja.

Më pas, përtej shakave, çifti Alba dhe Limi i kanë mohuar zërat, duke deklaruar se lajmi nuk është i vërtetë.

Megjithatë, Limi la të hapur një mundësi për të ardhmen, duke shtuar se ata po e mendojnë një fëmijë, por ndoshta pas dy vitesh.

Ju Rekomandojmë